Punimet e dobëta të kryera për rikonstruksionin e një rruge në Berat që fillon tek stadiumi i vjetër dhe përfundon tek stadiumi i ri i qytetit, ka bërë që në një pjesë të këtij segmeti të ketë fundosje të rrugës.

Skandali është edhe më evident po të kemi parasysh se investimi i kryer në këtë segment ka pak kohë që ka përfunduar me një fond, jo pak por 300 milion leke.

Fatmirësisht nuk ka pasur mjete ose këmbësore qe kalonin në këtë pjesë të rrugës gjatë shembjes.

Kjo gjë që shqetësuar jo pak qytetarët dhe opinionin publik në Berat ndërsa nuk ka vonuar as reagimi nga administrata aktuale e Bashkisë Berat.

Zyrtarët e pushtetit vendor në Berat thanë se ky ndërtim ku ka ndodhur edhe shembja nuk ka lidhje me kanalin e ri të ndërtuar gjatë investimit të fundit të bashkisë.

Reagimi i plotë i bashkisë Berat:

Opinioni publik apo media kanë të drejtë të reagojnë ndaj çdo pakënaqësie që ata mund të kenë për cilësinë e shërbimeve apo investimeve publike.Gjithmonë duke i qëndruar besnik fakteve, pa u dhënë atyre ngjyrime subjektive.Pardje, pranë stadiumit të ri, është shembur muri mbajtës nëntokësorë i kanalit të vjetër të ujërave të zeza, që vijnë nga “Pusi me çati” dhe vazhdojnë deri në fund të gjatësisë së tij. Sqarojmë opinionin publik dhe mediat se ky ndërtim i bërë vite më parë nuk ka lidhje me kanalin e ri të ndërtuar gjatë investimit të bashkisë.Megjithatë, me marrjen e informacionit, specialistët e Drejtorisë së Shërbime Publike janë duke punuar për riparimin e pjesës së dëmtuar dhe rikthimin e qarkullimit normal të automjeteve në këtë zonë./ V+

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko