Autoriteti Rrugor shqiptar ka bërë një pasqyre të problematikeve te rrugëve si pasojë e motit të keq në 24 orët e fundit në të gjithë vendin.
Sipas ARRSH-së, për shkak të reshjeve intensive të shiut në rajonin verior te vendit ka pasur probleme me rreshjitjen e dherave dhe gureve ne disa akse.
Në aksin H. Hotit – Tamarë, si dhe në akset Shkodër-Muriqan dhe Ura e Kirit – Mjedë, Mjedë – Pukë – Fushë Arrës – Kukës, në Murriqan, ne Qafe Qele Puke sidomos në zonen Gomsiqe ka pasur rënie inertesh, por pa krijuar probleme në qarkullim.
Në rajonin jugor reshjet e shiut kanë qenë me intesitet mesatar, por nuk ka pasur probleme në asnjë segment.
Ndërkohe sa I takon rajonit qëndror, në aksin rrugor Krujë-Sarisalltik kanë rrëshqitur gurë të mëdhenj, nuk ka pasur bllokim të rrugës për asnjë moment, por qarkullimi i mjeteve është bërë i mundur vetëm me një korsi.