Presidenti Ilir Meta, ka vendosur të bëjë edhe rolin e sizmiologut. Kreu i shtetit ka sfiduar Damian Gjiknurin, pasi parashikon një tërmet më të fortë se ai i ish-ministrit në Dibër.

Ili Meta, i cili e nisi verën në luftë me SHBA-BE, tani po e mbaron duke parashikuar tërmetet nëpër Ballkan.

Në një letër të cilën gazeta SHQIP e disponon, kreu i shtetit duket se ka hedhur pas krahëve situatën politike në vend dhe i drejtohet i shqetësuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.Teksa parashikon një ‘shkundje’ apokaliptike, Meta i kërkon llogari qeverisë për masat e marra dhe kërkon informacion mbi situatën.

Prej kohësh flitet për tërmetin që pritet të shkaktojë SPAK në politikë, ku subjekt hetimi do jenë presidentë dhe ish-presidentë, kryeministra dhe ish-kryeministra, ministra dhe ish-ministra; por presidenti krejt papritur na erdhi me rolin e sizmiologut këto ditë, duke na paralajmëruar për tërmet apokaliptik. Zoti na ruajtë, zoti president!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko