Për dy ditë do të jetë gati lista përfundimtare me kandidatët që plotësojnë kriteret për të qenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. E konfirmon për ABC News, kreu i Këshilli të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Dvorani bën të ditur se menjëherë pas përfundimit të verifikimeve nga KED, do të nisë intervistimin e kandidatëve, për të bërë pikëzimin e tyre.

KED ka përfunduar verifikimet për 11 nga 14 kandidatët, që garojnë për 6 vendet vakante.

Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese, është shoqëruar me debat politik e publik.

Presidenti dhe Parlamenti kanë të drejtën e përzgjedhjes së 3 anëtarëve secili.

Për dy ditë do të jetë gati lista përfundimtare me kandidatët që plotësojnë kriteret për të qënë antarë në gjykatën kushtetuese.

Këtë e konfirmoi për për ABC News kreu i Këshilli të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Gjithashtu Dvorani u shpreh se mënjëherë pas përfundimit të verifikimeve, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të nise intervistimin e kandiatëve, ku do të bëhet edhe pikëzimi.

KED ka përfunduar verifikimet për 11 nga 14 kandidatët që garojnë për 6 vëndet vakante.

Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese, është bërë mollë sherri mes qeverisë dhe presidentit, ku secila pale ka të drejtën për të zgjedhur 3 antarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko