Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria që ai drejtoj do të vijojë intensivisht operacioni anti-informalitet deri në fund të mandatit. 

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët Rama bëri një paraqitje të prioriteteve të qeverisë që ishin siguria ushqimore, ekonomi, turizmi, bujqësia, infrastruktura, goditja e informalitetit etj.  

“Sot të bëjmë një komunikim për të përmbledhur 6 mujorin e parë të vitit e për të nënvizuar disa prioritete lidhur me periudhën shtator 2019, korrik 2020. Pas një paraqitjeje që do mundohem të mos jetë shumë e gjatë edhe pse ka shumë për të thënë ju takon ju të më bëni të gjitha pyetjet.

Duke qenë se ju do të pyesni për politikën, politikën do ua lë ju të pyesni dhe do të fokusohem te qeverisja duke filluar nga ekonomia.

Ekonomia edhe pse në një situatë krejt jonormale, që do të thotë të pafavorshme për ekonominë aspak nxitëse por frenuese për investitorët u rrit krahasuar me një vit më parë me 2.21% ndërkohë që efekti i thatësirës së madhe është i ndjeshëm duke patur parasysh se vitin e shkuar patëm një vit me reshje që do të thotë edhe me një mundësi të shtuar për rritjen ekonomike si rezultat i prodhimit të lartë të energjisë.

Përtej këtij fakti mbetet prioritare të fokusohemi tërësisht te investimet, ato publike e priovate vendase e të huaja. te të ardhurat që sic mund ta dini kanë patur një periudhë problematike për pasojë të frymës së antishtetit që u injektua në mënyreë të vazhdueshme e në forma shumë agresive, gjë që ka ndikuar edhe në rritjen e informalitetit, i cili është e do të mbetet në fokus përditë deri në fund të mandatit. 

Punësimi ka shënuar përparim që në raport me trendin historik vejn me ulje të re nga 6 mujori i vitit të shkuar. Një fakt vlen të nënvizohet zyrat e punës vetëm këtë 6 mujor kanë kryer 16 mijë punësime, por informaliteti në punë ka shënuar rritje, pra mosregjistrimi i punonjësve.  

Është integruar në operacionin antiinformalitet që do të vijo cdo ditë deri në fund të mandatit. Këtu ritheksoj se është një kosto e madhe ajo që vjen si pasojë e shkeljes së ligjit në rastet kur konstatohet pasi dëmi që i vjen një biznesi të paregjistruar apo në aktivitet informal është shumë herë më i madh se sa fitimi përmes informalitetit.” tha Rama.

() 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko