Edhe pse ata akoma nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me lajmet për lidhjen e tyre të dashurisë, shpeshherë janë parë së bashku në vende të ndryshme dhe njerëzit e afërt i konfirmojnë zërat.
Teksa ndodhen me pushime në Marok, Arbana dhe Eduarti kanë ndarë me ndjekësit e tyre fotografi të ndryshme. Edhe pse nuk kanë postuar foto ku shfaqen të dy së bashku, ata nuk kanë ngurruar që të komentojnë në fotot e njëri-tjetrit.
Në foton e fundit të Eduartit, të publikuar në profilin e tij në “Instagram” Arbana duket se i ka vënë vulën marrëdhënies së tyre të dashurisë.
“Paqja ime”- është komenti i ëmbël që Arbana i ka lënë parterit të saj me të cilin po shijon këto ditë pushimi, duke konfirmuar edhe njëherë lidhjen e tyre.
Ndërkohë pak ditë më parë ishte regjisori ai që komentoi në një foto të Arbanës, ku i thoshte: “Më e bukura e Marokut”.
