Ilir Meta deklaroi se nuk do të këtë çelje të negociatave me këtë krizë që ndodhet vendi.

Në një deklaratë për median Meta tha se “pa zgjedhje vendore, të paktën minimumi, me standarde, mos prisni asnjë mrekulli në 18 tetor”.

“Unë e konsideroj veten një lider lokal dhe jo global dhe nuk marr përsipër të zgjidh kriza globale, por për cështjet e integrimit mos u lodhni të pyesni asnjë ambasador t’u thotë të vërtetën, atë më mirë se te unë, që kamë 30 vite që merren dhe nuk e di asnjë më mirë. 

Mandati im si ish-student i dhjetorit dhe politikan i votuar në pozicione të ndryshme, aq më tepër si President.

Unë nuk kam këtu ti bëj qokë askujt, as opozitës dhe as qeverisë. Jam për interesin kombëtar.

 Ky është qëllim kombëtar. Pa zgjedhje vendore, të paktën minimumi, me standarde, mos prisni asnjë mrekulli në 18 tetor që të gdhiheni me celje negociatash, prandaj kam apeluar për dialog” tha Meta.

()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re