Skip to content

Makina përplaset me motorin në Fushë Krujë, plagosen 2 persona

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marten në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë.

 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:25, ku shtetasi A.Ç., duke lëvizur me automjetin e tij është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi Sh.P.

 

Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja e tij, shtetasasja  A.P., rreth 30 vjeçe, të cilët u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.