Skip to content

Gjykata rrëzon Xhelal Mziun, i jep mandatin kryebashkiakut të ri Rakip Sulit

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë e kryetari të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziut për zgjedhjet e 30 Qershorit, ndërsa ka vendosur t’i njohë mandatin e kreut të ri të bashkisë, kryebashkiakut socialist Rakip Suli.

Mziu kërkoi në Gjykatë që mandati i Rakip Sulit të mos njihet nga Gjykata.

Ai iu drejtua Gjykatës së Tiranës me një padi përmes të cilës kërkoi që të mos njihen zgjedhjet e 30 Qershorit duke pretenduar se mandati i Rakip Sulit nuk është i ligjshëm për shkak se është ende në fuqi dekreti i presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve.

Kjo kërkesë erdhi vetëm dy orë para zhvillimit të seancës gjyqësore ku u certifikua më pas mandati i kryebashkiakut të ri.