As muri që politika ka vendosur, nuk i ndan dot fëmijët. Ata simbolizojnë paqen dhe pafajësinë.
Pavarësisht murit ndarës mes SHBA-ve dhe Meksikës, ku në njërën anë
janë fëmijët e emigrantëve që duan të kalojnë kufirin dhe në anën tjetër
ata amerikanë, ata gjejnë mundësinë të komunikojnë e të luajnë me
njëri-tjetrin.
“Foto e mrekullueshme dhe shumë domëthenëse e shkrepur dje në kufirin
mes SHBA dhe Meksikës. Fëmijët luajnë bashkë pavarësisht murit, kufirit
apo politikës që i ndan. Sepse ajo që na bashkon, është shumë më tepër
se ajo që na ndan.”
Është ky mesazhi që ndau bashkë me foton deputetja socialiste e qarkut Lezhë, Ardiana Jaku.
