Skip to content

Habiten fansat, Celine Dion tregon arsyen e rënies drastike nga pesha

Celine Dion ka vendosur t’i përgjigjet kuriozitetit të gjithë ndjekësve të saj lidhur me rënien drastike në peshë.

Diva e muzikës botërore ka thënë se gjendja e saj shëndetësore është
mjaft e mirë dhe se humbja në peshë i atribuohet pasionit të saj të ri,
baletit, që e praktikon katër herë në javë.

“Unë jam duke punuar shumë. Më pëlqen të lëviz dhe prandaj kam humbur
shumë peshë”- u shpreh Dion, 51-vjeçe, e cila duket më elegante se
kurrë më parë.

Këngëtarja australiane u përball tre vite më parë me humbjen e
bashkëshortit Rene Angelil dhe të vëllait Daniel. Shumë nga fansat
besojnë se rënia e saj në peshë ka ardhur nga goditjet e forta
emocionale.