Skip to content

Salvini angazhon policinë për t’ia argëtuar djalin adoleshent

fkjerlgjve

Zv.kryeministri italian Mateo Salvini është vënë nën kritika të reja, pasi e ka angazhuar policinë për ta argëtuar në det të birin tinejxher, Federico Salvini.

Policia sigurisht që dolën në krye të detyrës për ta argëtuar të birin e politikanit kontrovers që pikërisht në ato ujëra kishte bllokuar emigrantët, duke shkaktuar krizë humanitare.

Ata përdorën motorët policor të ujit duke i bërë xhiro nëpër det. Kur një gazetar e regjistroi ngjarjen me fotoaparat, ai mori kërcënime për arrestim nga policia.

Ndonëse gazetari nuk u arrestua, 15 vjeçari i bëri disa xhiro si në filma.

Salvini iu përgjigj mediave duke pranuar fajin dhe duke thënë “e bëra një gabim atëror, dhe asnjë faj nuk duhet t’i takoj policisë”.