Nikollë Lesi ka shpërndarë ditën e sotme një foto, ku ishte duke u ushqyer së bashku me Andi Bushatin, Andi Bejtjan dhe Ylli Rakipin.

Botuesi i Koha Jonë, shkruante në Facebook se fotoja ishte e sotme dhe se ‘Andi Bushati ishte duke kurdisur diçka kundër Edi Ramës’.

Pas publikimi të kësaj fotoje, ka ardhur reagimi i njërit prej protagonistëve, Andi Bejtjes i cili e ka përgënjeshtruar duke e cilësuar si lajm të rremë.

Bejtja ka publikuar një foto nga zyra e tij, duke thënë se ndodhej aty dhe se ajo që ka publikuar Nikollë Lesi është fotografi e vjetër dhe se nuk ka asnjë plan për përmbysjen e qeverisë ashtu siç pretendon Lesi.

Ndër të tjera Bejtja shkruan:

“Nikollë Lesi Fake News

Nikollë Lesi ka botuar një ‘fake news’ sikur unë, ai Andi Bushati dhe Ylli Rakipi, po drekojmë që në 11 të mëngjesit, sipas tij duke thurur plane për përmbysjen e Qeverisë…

Kuptohet që foto është e shumë kohëve më parë…

Unë jam në zyrë pandashëm nga Nënë Tereza, duke u lutur bashkë me të mos na kapë tërmeti në zyre a në shpi, po o në det o në rrugë…”, nënvizon Bejtja. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re