Skip to content

Pentagoni gjen paqe me talebanët, do të tërheqë mijëra trupa nga Afganistani

merlin 66028919 0c0303b2 74e9 41c8 a0be 58e38fdc6c98 articleLarge

Pentagoni po përgatitet të tërheqë mijëra trupa nga Afganistani si pjesë e një marrëveshje të propozuar për paqe me talebanët, thanë zyrtarët amerikan

Ata paralajmëruan se tërheqja do t’i nënshtrohej përfundimit të marrëveshjes, por deri më tani, marrëveshje në fjalë nuk është arritur

Administrata Trump ka ndërmarrë tetë raunde bisedimesh me talebanët, të cilët kontrolluan Afganistanin midis viteve 1996 dhe 2001, bisedime këto të udhëhequra nga i dërguari Zalmay Khalilzad, ish-ambasadori amerikan me origjinë afgane në Kabul. Khalilzad ka lënë të kuptohet se një marrëveshje paqeje mund të arrihet në raundin tjetër të bisedimeve, që planifikohet të mbahet në Katar.

SHBA ka humbur më shumë se 2,400 ushtarë në luftën e saj më të gjatë dhe ka shpenzuar më shumë se 900 miliardë dollarë për operacionet ushtarake, ndërtimin e rrugëve, urave dhe termocentraleve.