Skip to content

VIDEO: Meta nis pushimet, me tuta dhe këmbë zbathur mezi kalon përroin

 

Ilir Meta ka postuar një video teksa shihet me tuta dhe këmbë zbathur teksa ecte në një përrua.

Në një reagim të shkurtër teksa postoi videon nga pushimet, Meta dha dhe një mesazh për partitë politike.

“Mirëmëngjes të dashur miq!

Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike:

Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?

Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?

Ju uroj një fundjavë të mbarë!”- shkruan Meta.