Skip to content

Itali, makina del nga rruga, plagosen 5 shqiptarë

Një aksident i rëndë me pesë persona të plagosur është regjistruar këtë të shtunë në Napoli, Itali.

 

Sipas mediave italiane, automjeti me te cilin po udhëtonin pesë shtetasit shqiptarë ka dal nga rruga. Si pasojë janë plagosur 5 shtetasit shqiptarë nga të cilët tre në gjendje të rëndë.

 

Sipas policisë ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa mendohet të ketë qenë shpejtësia tej normave me të cilën ata po udhëtonin.

 

Pesë shtetasit shqiptarë ishin duke shkuar në punë.