Skip to content

Gushti i përshtatshëm për plazh, sinoptikanët: Temperaturat në fundjave deri 38 gardë

Për të gjithe ata që kane zgjedhur të bëjnë pushime gjate gushtit, temperaturat duket se do te jenë favorizuese.

Sipas sinoptikaneve i gjithë territori i vendit do te jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Temperaturat gjate 5 ditëve te ardhshme do te jene te larta dhe do te arrijnë deri 38 gradë.

Në ndryshim nga vitet e kaluara kur muaji gusht ka regjistruar temperaturat ekstreme deri ne  41 grade, këtë vit vlera maksimale është 38 grade.

Sa i takon bregdetit meteorologët këshillojnë pushuesit qe te bëjnë kujdes veçanërisht ne jug te vendit ku gjate pasditeve ne fundjave do te ketë ere dhe dallge.