Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar zyrtarisht Kinën si një “manipuluese të monedhës”, akuza e parë e tillë midis fuqive të mëdha për një çerek shekulli. Masa e Thesarit të SHBA pason një rënie të mprehtë në vlerën e juanit kinez kundrejt dollarit amerikan.

Pasi Kina dje lejoi juanin të bie në raportin 7 me 1, Presidenti Trump e përshkroi atë si “një shkelje të madhe”.

Masa vjen pasi Trump tronditi tregjet financiare duke deklaruar qëllimin e tij për të vendosur tarifa 10% në importet kineze 300 miliardë dollarë që nga 1 shtatori.  Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin do të raportojë Pekinin në Fondin Monetar Ndërkombëtar, gjë që do të çoj në përshkallëzim të tensioneve midis dy vendeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko