Skip to content

KRIMI/ Misteret e rastit të Ohajos: a deshi agresori ta qëllonte të motrën?

Megan Betts Connor Betts Dayton shooting

Ndër misteret që po e rrethojnë Ohajon është edhe ajo nëse autori i masakrës e kishte për qëllim të vriste motrën  apo nëse ajo u qëllua kur po provonte ta ndalonte.

Megan Betts, 22-vjeçare, studente në Universitetin shtetëror Wright, ishte në mesin e nëntë personave që vdiqën të dielën në mëngjes në rrethin e Oregon pranë qendrës së Dejtonit.

Vrasja motrës quhet sororicid, por nuk është një fenomen i studiuar mirë në Shtetet e Bashkuara.

Një studim i FBI i vitit 2013 për 160 të shtëna masive midis 2000 dhe 2013 zbuloi se në nëntë raste, agresorët vranë të afërmit – prindërit, bashkëshortët, fëmijët – përpara se të shkonin në një vend tjetër për të hapur zjarr.

Gazetarë pyetën ekspertët nëse masakra e së dielës kishtë të bëjë me lidhje familjare të dorasit, por ata thanë se është shumë herët të dihet pse Megan Betts ndërroi jetë në duart e vëllait agresor, Connor Betts.

Randolph Roth, një ekspert i kronikave të zeza, tha se nga aspekti forenzik dihen shumë pak detaje të ngjarjes, dhe nuk kuptohet qartë nëse ai e vrau pasi ajo po përpiqej ta ndalonte.

Policia tha se e Megan dhe Connor kishin kaluar kohë së bashku në udhëtime, por se ai asnjëherë nuk kishte dhënë shenja të planeve famëkeqe.