Skip to content

Zyrtari amerikan: Kriza politike po dëmton integrimin

Kriza politike në Shqipëri rrezikon te dëmtoj seriozisht integrimin. I këtij mendimi është Robert Hand, këshilltar i Komisionit Amerikan te Helsinkit. Ne nje interviste per zërin e Amerikës ai thekson se kriza politike po u ben me te lehte punën vendeve skeptike te cilat mund te vene veton për negociatat.

 

“Lufta politike mes partive, ose mes udhëheqësve të partive, zhvillohet pa marrë parasysh nevojën për përparimin e vendit. Dhe e gjithë kjo ndodh në një moment tepër kritik, kur Bashkimi Evropian pritet të marrë në tetor vendimin për të hapur ose jo negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky është një hap i rëndësishëm dhe ne e dimë se brenda BE-së ka vende që nuk janë pro zgjerimit dhe situata e sotme në Shqipëri ua bën më të lehtë këtyre vendeve të thonë le të mos i hapim dyert. Mendimi im se duhet te hapen e negociatave.”

 

Këshilltari I Komisionit Amerikan të Helsinkit shprehet I shqetësuar për faktin se vitin e ardhshëm Shqipëria do të marrë kryesimin e OSBE-së, por kjo do të ishte e vështirë nëse vendi vazhdon të përballet me mosmarrëveshjet e brendshme.

 

 “Një moment tjetër po aq kritik është fakti se Shqipëria po bëhet gati të kryesojë OSBE-në vitin e ardhshëm. Ky është një angazhim i rëndësishëm, nuk është diçka simbolike, ku thjesht vë emrin në krye të listës së 57 vendeve anëtare. OSBE-ja merret me konfliktin në Ukrainë, me agresionin rus, merret me konfliktet që ekzistojnë në mbarë rajonin, merret me nxitjen e demokracisë në vende si Rusia por edhe në vendet e tjera të Azisë Qendrore. Arritja e suksesit në 2020 do të ishte shumë e vështirë në se vendi që ka kryesinë do ta ketë mendjen tek mosmarrëveshjet e veta të brendshme, në vend që të përfaqësonte Evropën për të ofruar zgjidhje për problemet me të cilat ndeshet rajoni në tërësi.”

 

Hand theksoi gjithashtu se shqiptarët duhet te mësohen te mos kërkojnë gjithmonë ndihmë nga të huajt për mosmarrëveshjet e brendshme.