Kryeministri Edi Rama vijon të reagojë në lidhje me abuzimet dhe paralajmëron bizneset se do të ndëshkohen dhe do të përballen me ligjin.
Shefi i qeverisë në rrjetin e tij social Facebook, ka postuar fotot e n jë tjetër biznesi të bllokuar.
Krahasa fotos ai shkruan se nuk ka asnjë shans që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit.
“Jo jo, s’ka asnjë shans më që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit🤮 Çdo “trim” që do të vazhdojë ta bëjë, do kapet dhe do ta paguajë shumëfish👊 Të gjithë të barabartë para ligjit #ZeroTolerancë 🤜 ndaj abuzuesve”, shkruan kreu i qeverisë.
