9 gusht – Punimet mirëmbajtëse në monumentet e trashëgimisë kulturore po vijojnë dhe gjatë këtij sezoni turistik kudo në vendin tonë.
Në Berat sot specialistët e mirëmbajtjes janë bashkuar nismës së ndërmarrë nga kryetari i ri i bashkisë Berat, Ervin Demo për pastrimin e qytetit.
Ata po punojnë për pastrimin, jo vetëm në Qendrën Historike të Kalasë por edhe pranë Muzeut Etnografik.
Kjo është një tjetër pikë që po transformohet në vizionin e ri të punëve të bashkisë për një Berat të pastër.
Punonjësitë e mirëmbajtjes Berat kanë bërë pastrimin nga shkurret dhe nga papastërtitë në rrugicat që të çojnë në Muzeun Etnografik.
Pastrimi është bërë për ti kthyer vizitorëve e turistëve të shumtë në ketë sezon një mjedis të pastër dhe mikpritës.
Nisma të tilla për pastrimin e qyteteve po ndërmerren kudo nga kryetarët e ri të bashkive të cilët synojnë të kthejnë qytetet e tyre në hapësira të pastra dhe të mirëmbajtura dhe të sensibilizojnë qytetarët për një mjedis të pastër.