Mbyllet klubi Havana e famshme në Dhërmi në kuadër të aksionit
anti-informalitet. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama i
cili shpjegon se diskoja nuk lëshonte kupon tatimor. Kreu i qeverisë deklraron se askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

“Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane

Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të
tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e
paguar shkeljen si frëngu pulën. Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq
më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin Stop
Informalitetit.

Askush s’është mbi ligjin dhe çdokush do goditet me zero
tolerancë nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit
dhe shtetit”, shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re