Në pikën kufitare të Kapshticës rradhë të gjata, për shkak të fluksit të madh gjatë 24 orëve të fundit, ku kanë hyrë dhe dalë afro 9500 shtetas Shqiptarë dhe të huaj.
Informacionet bëjnë me dije se vetëm nga Greqia në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë me tepër se 6200 shtetas.
Në një situatë të tillë, policia kufitare ka qenë e detyruar të punojë me 8 sportele në hyrje dhe dalje, duke shkurtuar kohën e pritjes.
Fluks gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar edhe në pikën e kalimit kufitar të Qaf Thanës, ku kanë hyrë dhe kanë dalë më shumë se 7800 shtetas Shqiptarë dhe të huaj.
Edhe në këtë pikë kalimi kufitar policia ka shtuar numrin e sporteleve në hyrje dhe dalje.
