Në plazhet brenda qytetit të Vlorës, aksionet per lirimin e tyre ende nuk janë zhvilluar.

Në pritje të tyre pushuesit thonë se po vjen fundi i sezonit dhe se
hapësirat duhet të ishin liruar më herët, sepse p.sh një pensionist nuk
ka aq para sa të paguajë 500 lekë çdo ditë për një çadër.

Pushuesja: Është shumë e rregullt, por në një kohë të gabuar. Po rrimë nën hijen e pemëve sepse këtu çdo gjë paguhet.

Në hapësirat publike të dhëna me qira nga bashkia e Vlorës, pushuesit
janë të detyruar që çadrat, të cilat ata i kanë me vete t’i vendosin
mes papastërtive. Po ashtu dhe mungesa e tualeteve publike është një
tjetër shqetësim.

Pushuesja: Këtu në plazhin e Vlorës, vërejtja e parë është që këtu nuk ekziston asnjë banjo publike, asnjë!

Pushuesi: Aktualisht tim bir e kam me ilaçe, pasi është sëmurë dhe ka diarre pikërisht prej plehrave të shumta që ka këtu.

E ardhur nga Belgjika një plazhiste e rregullt në Vlorë thotë se këtë
vit e ka gjetur të zaptuar nga një biznes privat hapësirën publike ku
kishte bërë plazh vitin e kaluar.

“U shkokova kur gjeta plazhet të zaptuara dhe të bëra private. Nuk e
di pse kanë ndodhur këto gjëra këtu. Këtu ku jam ulur unë, ky nuk është
plazh i përshtatshëm, sidomos për fëmijët.”-tha pushuesja per top
channel.

Krahas aksionit kombëtar që në qarkun e Vlorës ka mbërritur deri në
Radhimë, kryeministri Rama ka premtuar një ligj të ri dhe burg për
zaptuesit e paligjshëm të rërës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko