Skip to content

Tragjedi në Pensilvani: zjarr në kopësht, humbin jetën 5 fëmijë

4L72ADGN4ZH23GO7E3D4M5IHKM

Një zjarr që përfshiu një kopësht fëmijësh në Iri, një qytet në veriperëndim të Pensilvanisë, morri jetën e pesë fëmijëve dhe plagosi të paktën dy njerëz, thanë autoritetet sot.

Zyrtari i departamentit të zjarrit, Guy Santone tha se viktimat ishin nga tetë muaj në tetë vjeç. Pronari i kopshtit dhe persona nga shtëpia fqinje u lënduan nga zjarri.

Departamenti i zjarrfikësve thotë se gjithçka tregon për një zjarr që ka shpërthyer në dhomën e ndenjes në katin e parë të kopshtit dhe se një hetim po vazhdon.

Kopshti ku shpërtheu zjarri siguronte kujdes të plotë për fëmijët, prindërit e të cilëve punojnë natën.

Inspektimi i fundit i kopshtit u krye në dhjetor të vitit të kaluar dhe raporti tregonte se ishte e nevojshme instalimi i prizave elektrike për fëmijë nën moshën pesë vjeç që duhet të mbyllen kur nuk janë në përdorim.

Raporti përmend gjithashtu “hirin dhe cigaren ose mbetjet e tyre” të cilat janë të ndaluara në ambientet ku fëmijët po qëndrojnë. Të dy problemet e identifikuara u zgjidhën më pas.