Skip to content

Britania refuzon fëmijët britanik që gjenden në Siri

ccelebritiesfotoAF COMPOSITE SHAMIMA BABY CIRCLE

Qeveria e Britanisë së Madhe raportohet se ka marrë vendim që të mos lejoj kthimin nga Siria të fëmijëve të shtetasve britanik që janë ngujuar atje, pasi prindërit e tyre i ishin bashkangjitur grupit militant IS.

Së paku 30 fëmijë britanikë janë aktualisht duke u mbajtur në kampe bashkë me nënat e tyre, kryesisht në Sirinë veriore.

Këto familje janë izoluar në kampe pasi kanë shpëtuar pas shpartallimit të grupit famëkeq. Qeveria britanike ka qenë në presion për t’i kthyer ata nga zonat e rrezikshme, por një gjë e tillë është refuzuar nga qeveria konservatore.