Skip to content

Fluks në urgjencë, më të rrezikuarit janë të moshuarit

 

Rritja e temperaturave ka shtuar edhe fluksin e vizitave në urgjencën e Korçës. Numri i personave që kërkojnë ndihmë nga specialistët vjen gjithnjë në rritje. Sipas mjekëve të shërbimit të urgjencës moshat e treta kanë shfaqur më shumë komplikacione.

Ky numër në rritje sipas mjekëve vjen për arsye se pacientët i drejtohen fillimisht shërbimit të spitalit duke shmangur mjekun e familjes.

Specialistët këshillojnë shmangien e lëvizjeve në pikun e temperaturave të larta dhe sidomos një vëmendje më të madhe për të sëmurët kronikë.