Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka mbyllur audititn e kryer ne rrugën Tirane –  Elbasan, i cili është konkluduar me nje padi penale per ish-drejtuesit e autoritetit rrugor.
 
Tre persona, ish-drejtori i rrugëve Dashamir Xhika, ish-drejtori i projektit Aksel Qurduka dhe drejtori aktual i projektit Albens Alitek, kane shpërdoruar detyrën, duke i shkaktuara nje dem buxhetit te shteti ne masën 53 milion dollarë.
 
Sipas te dhënave nga ky audit, zyrtaret me veprimet apo mosveprimet e tyre kane krijuar kushte per përfitime te padrejta materiale nga subjektet private. Per grupin qe ka audituar kete rruge, te tre zyrtaret ne bashkëpunim edhe me persona te tjerë, kane krye veprime per qëllime  korruptive, ndaj janë te mendimit se Prokuroria duhet te nise hetimet.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re