Vijon të jetë e tensionuar protesta në Shkodër.
Mbështetësit e Partisë Demokratike prej minutash po përplasen më policinë duke kërkuar që të hyjnë në ambientet e bibliotekës për të mos lejuar konstituimin e këshillit të ri bashkiak të Shkodrës.
Me thirrjet “Rama ik”, protestuesit e kanë cilësuar këshillin e ri bashkiak si jolegjitim.
Gjatë përplasjeve me policinë protestuesit kanë hedhur drejt tyre edhe shishe me ujë.
Ndërkohë në protestë mungon kryebashkiakja në detyrë Voltana Ademi, e cila mësohet se është në zyrë.
Në protestë përveç mbështetësve të PD ndodhet edhe Sekretari i Përgjithshëm I kësaj force, Gazment Bardhi si dhe ish-deputetë të tjerë.