Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak, anëtarët janë shoqëruar nga deputeti Tom Doshi.
Protestuesit u vunë në ndjekje të tyre dhe kanë lëshuar drejt tij shishe plastike.
Tom Doshi reagoi vetëm duke buzëqeshur dhe vazhdoi rrugën e tij.
Doshi, tashmë i rikthyer më me ndikim te mazhoranca për zonën e Shkodrës, u shpreh se ishte në mbledhje si aleat i PS-së.
“Sot mora pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak si aleat i PS”, tha Doshi, duke shtuar se ata që nuk morën pjesë në zgjedhje nuk kanë të drejtë të protestojnë.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=CF_TKT0HgyU&w=860&h=515]


