Skip to content

Vuçiç pret takim me sekretarin amerikan Pompeo, dominon Kosova

Vucic Pompeo

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pritet të takohet me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, në kuadër të një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së  në Nju Jork.

Takimin e bën me dije departamenti amerikan i shtetit në një deklaratë për shtyp. Sipas mediave serbe, temë kryesore e bisedimeve midis Vuçiqit dhe Pompeos do të jetë situata në Kosovë.

Pjesëmarrja e Pompeos në këtë seancë vie në saje të takimeve ndërkombëtare për Lindjen e Mesme, dhe ky është një rast i shumëpritur për Vuçiç, i cili pritet  të takohet edhe me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres.

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë marrë qëndrim të njëzëshëm për vazhdimin e dialogut pavarësisht veprimeve të Kosovës lidhur me taksën.

Muaj më parë, kur Serbia u përpoq që të ankohej për taksën në qarqet amerikane, këto të fundit thanë se Kosova është shtet i pavarur, dhe se SHBA-te mund ta këshillojnë, por jo ta detyrojnë të veproj ndryshe.