Skip to content

Thellohet kriza politike në Itali Conte jep dorëheqje

Conteeeee

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte pritet të japë dorëheqjen në këto momente, pasi Ministri i Brendshëm Matteo Salvini kërkoi rrëzimin e koalicionit mosfunskional në vend.

“Vendimi i Salvini për të kërkuar rrëzim të koalicionit është serioze, ka pasoja të rëndësishme për jetën ekonomike dhe sociale të vendit”, tha Conte.

“Ai ka dëshmuar se po kërkon interes personal dhe interes të partisë mbi atë të kombit”, tha Conte teksa Salvini që i qëndronte në të djathtë e ulte kokën.

“Kur një forcë politike ndjek vetëm komoditetin zgjedhor, ai rrezikon interesin kombëtar,” shtoi ai. “Zgjedhjet e Salvini zbulojnë një mungesë të ndjeshmërisë institucionale dhe një mungesë serioze të kulturës institucionale,” tha Conti, duke shtuar se shfrytëzon rastin të japë dorëheqjen si kreu i qeverisë.

Analistët thonë se kishte më shumë gjasa që Kryeministri Conte të japë dorëheqjen, sesa të përballet me një mocion mosbesimi.