Marina Vjollca dhe Getoar Selimi nuk janë në momentin e tyre më të
mirë. Thashethemet janë ndezur pas pothuajse dy vitesh dhe një prej
arsyeve është puna e moderatores. Një vit më parë Marina u shkëput nga
TV Klan dhe fjalët qarkullonin se ishte pikërisht reperi, ai që nuk e
linte bukuroshen të ushtronte profesionin e saj.
Kushtet që kishte vendosur Getoari në mënyrë që Marina të vazhdonte
punën e saj në atë television, nuk ishin plotësuar nga pala tjetër dhe
rrjedhimisht kontrata nuk u rinovua.
Por së fundmi, qarkullon një tjetër lajm se Vjollca do të rikthehet
sërish në Tv Klan, madje do të zërë vendin e moderatorit Ermal Mamaqi,
por që programi nuk dihet ende.
Në rrjetet e tyre sociale, teksa vetëm para disa javësh kishin
dedikime, foto dhe postime nga pushimet e tyre anembanë botës, gjithçka
ka rënë në heshtje së fundmi. As Marina dhe as këngëtari nuk publikojnë
më foto bashkë. Dyshja ndiqen ende në rrjetet sociale, por nuk pëlqejnë
dhe as komentojnë postimet e njëri-tjetrit.
Burime pranë dyshes, i thanë dosja.al se dëshira e moderatores për t’u rikthyer pranë ekranit dhe profesionit të saj ka bërë që mes çiftit të lindin konflikte. Nuk dihet sesa serioze është gjendja, por vetëm fakti që Getoari zhvillon koncert në Shëngjin, dhe Marina nuk ka qenë pranë tij… vlen për të ngjallur dyshimet se martesa nuk është në ditët më të mira. (f.m/dosja.al)
