Skip to content

Sfidohet Salvini: vjen “fund i lumtur” për “Open Arms”

RTS2N7R5

Masa njerëzore – refugjatë dhe emigrantë – e bordit të anijes “Open Arms”, mbetur prej ditësh në det larg nga bregu, derisa vendosën të niseshin me not drejt tokës italiane të refuzuar nga Salvini, u evakuuan pas urdhrit të një prokurori në qytetin italian të Agrigento-s, raporton Reuters

Prokuroria urdhëroi sekuestrimin anijes të ankoruar pranë ishullit Lampeduza të martën, si dhe evakuimin e menjëhershëm të të gjithë frymëve njerëzore në bord.

Sipas ANSA-s, vendimi erdhi pasi kryeprokurori vizitoi anijen pasdite me një ekip mjekësh.

Anija qëndroi në distancë nga Lampeduza për  ditë dhe ishte shtëpi e afro 10 emigrantëve dhe refugjatëve.

Para ardhjes aty të prokurorit Luigi Patronagi, afro 15 persona u hodhën nga anija në tentativë për të mbërritur me not në brigjet Lampeduza-s.

Patronagio po heton akuzat e mundshme për rastin kundër ministrit të Brendshëm Matteo Salvini, i cili nuk ka pranuar të lejojë ankorimin e “Open Arms”.