Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, thotë se Shqipëria është sot si një i sëmurë në agoni dhe opozita ka detyrën që me çdo çmim ta shpëtoje nga vdekja
Përmes një postimi në facebook, Vasili shkruan se kriza në vend po shkatërron gjithçka dhe zgjedhjet janë i vetmi shpëtim.
Më tej ai shprehet se kriza pa kthim duhet ndalur sot sepse dimensioni i saj është i tillë sa që çdo dritshkurtësi do të ishte vetëvrasëse.
“Kriza në Shqipëri po shkatërron gjithshka.
Krizë shkatërrimtare përfaqësimi, e shtetit ligjor, e besimit, e kredibilitetit, ekonomike dhe sociale është kjo kriza e gjithëanshme dhe më e rënda e pluralizmit, që po torturon vendin.
Çdo lloj hezitimi, takticizmi apo tërheqje përpara sakrificave të domosdoshme e të paevitueshme për zgjidhjen e menjërshme të krizës është asgjë përpara efekteve të saj shkatërrimtare shumëvjecare.
Rreziku i një krize pa kthim është një fakt, është një imperative kritike dhe që kapërcen çdo lloj maxhorance.
Kriza pa kthim duhet ndalur sot sepse dimensioni i saj është i tillë sa që çdo dritshkurtësi do të ishte vetvrasëse.
Rilindja ka gatuar një krizë shumë të rëndë, që i leverdis vetëm asaj dhe qëllimeve të zeza të saj për të mbajtur në këmbë antishtetin, që e pasuron pa fund atë vetë dhe dekurajon një popull të tërë duke i lënë si zgjidhje largimin e deshpëruar jashtë vendit.
Përballja me krizën dhe rilindjen, që e prodhoi krizën është e pashmangshme.
Çdo ditë e humbur do të thotë një ditë më shumë në favor të rilindjes dhe shpopullimit kombëtar duke krijuar përfundimisht Shqipërinë me të keqe, që nuk i duhet me askujt dhe asnjë njeriu normal, por vetëm gangsterëve që kanë pushtuar sot qeverisjen e vendit.
Sot dhe vetëm sot të gjithë shqiptarët, që duan të shpëtojnë vendin, por veçanërisht të gjithë ata, që kanë përgjegjësinë të udhëheqin opozitën politike janë përpara një prove për ndershmërinë e tyre edhe individuale ndaj interesave të vendit.
Asnjë alibi nuk mund të ketë për askënd në rast se nuk e ndalin krizën sot.
Një ditë e humbur sot janë vite të tëra të humbura dhe të parikuperueshme nesër.
Qeverisja e nesërme nuk mund të ndërtohet mbi një shkatërrim pa kthim sot, sepse do bënte të pavlere e paefekt edhe qeverisjen që do të kishte qëllimet më të mira.
Shqipëria është sot si një i sëmurë në agoni dhe opozita ka detyrën që sot, menjëherë dhe me çdo çmim ta shpëtoje nga vdekja dhe jo të qajë e vajtoje mbi kufomën e saj.
Ka vetëm një ilaç, ka vetëm një kurë, ka vetëm një mjekim ai është zgjedhjet e lira dhe të ndershme sa më parë.
Shmangia nga ky mjekim i vetëm shpëtimtar, që janë zgjedhjet, do ta bënte bashkëfajtorë të gjithë…”- shkruan Vasili. ()
