Skip to content

Shembja e lokalit të Mihal Kokëdhimës, ish-ministri socialist: Hëngrën dreka e darka…

 

Ish-ministri socialist në kohën e Fatos Nanos, Arben Malaj, reagon
lidhur me shembjen e lokalit të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo,
veprim i cili erdhi pas dhun ës së ushtruar prej tij ndaj turistëve
francezë, të cilët u larguan pasi nuk pëlqyen shërbimin.

Ai e cilëson si veprim force dhe ko ligji, duke shtuar se shumë zyrtarë të korruptuar kanë ngrënë dreka dhe darka aty.

Reagimi i Malaj

“Një veprim force dhe jo ligji. Përpara shembjes në 6 vite ka shumë
zyrtarë të korruptuar që s’kanë vepruar, shumë prej tyre mund të kenë
shijuar ndonjë kafe, drekë apo darkë. Shumë prej tyre nuk kanë guxuar ti
kërkojnë lejen apo faturat nga frika e më të madhit. Ky parakalim
mediatik force, vetëm e dëmton Shqipërinë.

E prezanton ashtu siç është në realitetet. “Ligji jemi ne, thonë deputetët e maxhorancës”, “ligji jam unë” thotë Veliaj.

“Ligji jam unë”, thotë çdo ministër e nëpunës i këtij shteti, kur
vre t me arrogancën e tij. Po të pambrojturit çfarë janë? Skllevër të
kohëve moderne?

Kjo paligjshmëri dhe arrogancë qeverisëse vre t shpresën dhe nxit
braktisjen. Kostot e saj i paguajnë njerëzit e mirë dhe korrekt me
ligjin, por që janë të nëpërkëmbur dhe të pafuqishëm. Ata që kanë mbetur
kanë vetëm dy zgjidhje: të mbijetojnë të nënshtruar duke duartrokitur
të mëdhenjtë dhe çdo marrëzi të tyre ose të ikim një orë e më parë??!!”