Skip to content

Nën akuzë për Kashmirin, kryeministri indian nderohet në Emirate

61345 AP 428025768489 1566458374295

Kryeministri indian Narendra Modi viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, një zhvillim ky që përkon me krizën e radhës së Kashmirit, gati nën ethe lufte, kjo pasi Dehli vendosi t’i heqë të drejtat kushtetuese popullsisë së atyshme, e dominuar nga muslimanët. Madje për këtë, Modi është nën akuza të rënda si nga Pakistani fqinj, e si nga zëra autoritativë muslimanë të Indisë.

Në fillim të këtij muaji, autoritetet indiane shfuqizuan nenin 370 të Kushtetutës Indiane, i cili i jepte status të veçantë rajonit Jammu dhe Kashmir.

E ndërkohë, gjatë vizitës në Emirate, kryeministri indian pritet të marrë dekorimin më të lartë civil, atë “Red Zayed”.

Më pas, Modi do të vizitojë Mbretërinë e Bahreinit, ku do të takohet me autoritetet e larta të këtij shteti të Gjirit.