Skip to content

Flakët e Amazonës në Brazil “shkrumbojnë” edhe ekonominë: Ja pse priten sanksione

190822 amazon rainforest fire al 1039 6010d98f9cc25a16cde42c7b197a3bcb.nbcnews fp 1200 630

Brazili ende nuk po e merr veten nga zjarret e mëdha që kanë përfshirë pyjet e Amazonës. Kjo ka bërë që vendi të detyrohet të kërkoj ndihmën e ushtrisë për të shuar flakët e pakontrollueshme.

Presidenti i vendit Jair Bolsonaro dërgoi ushtarët në rezervat natyrore, që konsiderohen të jenë “mushkëritë e planetit”.

Shtetet që rrethohen me Brazilin, por edhe vendet e preokupuara me klimën, kanë kërcënuar se do të vinin në shënjestër ekonominë e Brazilit nëse vendi nuk vepronte për të ndaluar zjarret. Vendi ka kohë që kritikohet për shpyllëzim të pakontrolluar dhe ekploatim të burimeve natyrore. Një kapitalizëm i egër ka bërë që vendi të shënoj rritje ekononomike, por në anën tjetër janë shteruar burime të mëdha natyrore të ujit dhe xeheve.

Franca dhe Irlanda kanë thënë se nuk do të ratifikojnë një marrëveshje të madhe tregtare me vendet e Amerikës së Jugut dhe Ministri i Financave i Finlandës i ka bërë thirrje BE të mendojë ndalimin e importeve të mishit brazilian.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit të Premten, Z. Bolsonaro tha se zjarret pyjore “ekzistojnë në të gjithë botën dhe nuk mund të shërbejnë si pretekst për sanksione të mundshme ndërkombëtare”.