Skip to content

“Është gjellë e prishur”, Rama REAGON për FATURAT e çmendura të Etilda Gjonajt në hotelet luksoze

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për faturat e çmendura të ministres Etilda Gjonaj të cilat prej orësh po qarkullojnë në media.

Ministrja
përgjatë vitit 2018 është akomoduar në hotele të shtrenjta nga Londra,
Parisi, Berlini e Roma, ndërsa minimumi i shpenzimit ka qenë 700 euro
nata.

Është një komentues në Facebook, ai i cili ka detyruar kryeministrin
të japë qendrimin e tij. Ndërsa sipas Ramës, komentuesi e ka gabim punën
e hoteleve të shtrenjta.

I acaruar me komentuesin, Rama e ka cilësuar këtë lajm si ‘gjellë e
prishur’ e dalë nga kazani, term me të cilin kreu i qeverisë iu
referohet mediave.

Replikat:

Komentuesi: Edi Rama kur do ta shkarkosh nga detyra
Etilda Gjonajn? Po e shkarkove këtë do te shtrosh edhe shumë rrugë të
tjera. Sepse nje natë e saj nē hotel popullit i kushtojka 1 km asfalt.
Bonu burrë njëherë e mire çoje ne shtëpi.

Rama: Ti mua më merr të keqen se jam shumë më tepër
popull se ti, se jetoj çdo dite e çdo natë me këtë popull dhe ndjek nga
100 halle njerezish të zakonshëm në ditë, perveë punëve të tjera, po që
ta marrësh vesh ti, e ke gabim krejt këtë punën e kilometrave hotele dhe
çka ke ngrënë në atë kazan ku e gjetur, është gjellë e prishur.