Skip to content

Befasia e G7, ministri i jashtëm i Iranit ia beh te Macron-i

773x435 cmsv2 846d8bab 1638 575a 8a76 0378a0ea6961 4107390

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif mbërriti dje në Biarritz të Francës, në një vizitë befasuese në samitin e G7. Zarif shpërndau në rrjete sociale një foto të takimit me Presidentin Emmanuel Macron dhe zyrtarë të tjerë të lartë francezē.

Ai tha se takimi ishte në “kuadër” e samitit të G7. “Rruga që kemi përpara është e vështirë. Por ja vlen të provosh”, shkroi Zarif.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se bisedimet midis Iranit dhe Francës ishin “paralele”, por jo zyrtarisht pjesë e Samitit të G7.

Presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve se ai nuk kishte “asnjë koment” për Zarifin që mbërriti në samit.

Tensionet midis Teheranit dhe Uashingtonit janë përshkallëzuar që kur SHBA-të u tërhoqën nga Marrëveshja Bërthamore me Iranin vitin e kaluar. Në qershor, Trump dënoi regjimin iranian me sanksione të reja, si pjesë e një fushate të “presionit maksimal” ndaj shtetit.