Skip to content

Pikëkalim i ri kufitar Serbi-Maqedoni Veriore, Brnabiç: “në luftë” me taksën e Prishtinës

zaev.brnabic.tan2019 8 26.zoran .zzestic

Hapja e vendkalimit të integruar kufitar Preshevë-Tabanovc është kurora e miqësisë midis Serbisë dhe Maqedonisë Veriore dhe një hap i madh në rrugën e përbashkët të dy vendeve për në Bashkimin Evropia – tha kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev pas hapjes së një vendkalimi kufitar të përbashkët me kryeministren serbe Ana Brnabiç.

Zaev deklaroi se kontrollet e përbashkëta kufitare do të sjellin kursime vjetore prej tetë milion eurosh.

Kryeministrja serbe nga ana e saj tha se hapja e vendkalimit të integruar kufitar midis Serbisë dhe Maqedonisë Veriore është një fillim i ri për bashkëpunimin ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili aktualisht po përballet me sfida, pasi qeveria e Kosovës po vendos taksën e importit 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja.

Ajo theksoi se ky është kalimi i parë i tillë në këtë pjesë të Evropës dhe se Serbia do të bëjë çmos që vendkalime të tilla të përbashkëta të bëhen një realitet në sa më shumë kufij të jetë e mundur.