Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka reaguar në lidhje me çështjen e akuzave ndaj shpenzimeve të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë udhëtimeve jashtë vendit.
Në një postim në Twitter, Hajdari I cilëson akuzat si të pabaza dhe të kurdisura që nuk kanë as tagrin moral.
Sipas Hajdarit, akuzat ndaj ministres janë thjesht alibi për të hedhur ndaj saj baltë.
“Ndonëse @GjonajEtilda është pjesë e mazhorancës, nuk më duket normale të sulmohet një grua politikane mbi baza të rëndomta, që nuk kanë lidhje me profesionin e saj. Njerëz që kurdisin gjëra kaq banale nuk e kanë as tagrin të bëjnë moral, thjesht gjejnë alibi për të hedhur baltë.”
Ndonëse @GjonajEtilda është pjesë e mazhorancës, nuk më duket normale të sulmohet një grua politikane mbi baza të rëndomta, që nuk kanë lidhje me profesionin e saj. Njerëz që kurdisin gjëra kaq banale nuk e kanë as tagrin të bëjnë moral, thjesht gjejnë alibi për të hedhur baltë.
— Rudina Hajdari (@rudina_hajdari) August 26, 2019