Skip to content

Presidentët e Francës dhe Brazilit, grindje për dukjen e grave në Samitin e G7

20190825080812 87c95ee4 0ec7 4d24 a2f6 7009b6959346

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shpërthyer ndaj Jair Bolsonaros për fyerjen që i bëri gruas së tij, ndërsa grindja e tyre lidhur me zjarret në Amazon veçse po nxehet.

Bolsonaro komentoi dje në një deklaratë të pahijshme në Facebook lidhur me zonjën e parë të Francës, Brigitte Macron, ku 66 vjeçari e miratoi krahasimin në mënyrë të pafavorshme mes gruas së tij 37 vjeçare, Michelle Bolsonaro, dhe 66 vjeçare Brigitte.

Postimi shkruante “A e dini pse Macron e perndjek Bolsonaron”, e shoqëruar me një fotografi të Mischelle duke qeshur, ndersa përgjigja që jep vet Bolosonari është “mos e poshtero djalin”.

Macron, 41 vjeç, gruaja e të cilit ka 24 vite më shumë se i shoqi, u zemërua së tepërmi nga komentet e tij, duke e quajtur qendrimin e tij si një ‘mentalitet kolonialist’.

Udhëheqësi i ekstremit të djathtë brazilian po konsiderohet si “faji njerëzor” i zjarreve në Amazonë, duke qenë se ka lejuar prishjen e natyrës në favor të përfitimeve ekonomike.