Skip to content

Zjarrfikësit e Sarajevës shpëtojnë emigrantin nën autobus, i ofrojnë ndihmë dhe ushqim

Untitled Saaarajevo

Një emigrant që ishte fshehur nën një autobus me targa italiane në përpjekje për të arritur në vendet e Bashkimit Evropian, u gjet nga zjarrfikësit e Sarajevës dhe u trajtua aty për aty.

Pasi u zbulua, zjarrfikësit ndihmuan në rehabilitimin e tij duke i ofruar ushqim dhe pije.

Pasagjerët thuhet se kanë dëgjuar zhurmë në autobus para se të gjendej në situatë të rëndë ai shpirt njerëzor, dhe me pas thirrën organet e sigurisë dhe zjarrfikës.

Pasi disa minutash, ai u gjend në duart e autoriteteve, për t’u strehuar më pas në kamp për refugjatët.

Bosnja është njëra nga portat e emigrantëve drejt BE-se. Me të dalë në Kroaci, e më pas në Hungari, emigrantët drejtohen kah vendet më “mikpritëse” me shpresë se aty do të gjejnë strehë dhe mirëqenie bazike.