Skip to content

Lufta në Afganistan nuk kursen as betejat babë e bir, as vëlla me vëlla

1DE5BC7D 1C3D 4165 9BA2

Se në çfarë rrugësh ka shkuar konflikti civil në Afganistan, më së miri e portretizon lajmi i këtyre ditëve, ku një komandant i forcave qeveritare është eliminuar me jetë nga banda talibane që udhëhiqej nga i biri i tij.

Komandanti i njohur si Baz Muhammad ka humbur jetën në një betejë kundër grupeve talibane që tash e saj kohë kanë tronditur zonën e Faizabad, ku ai operonte.

Por kjo nuk është e tëra. Në betejë janë përfshirë edhe dy vëllezër që operonin në dy kampet kundërshtare – njëri pjesë e milicive pro-qeveritare e tjetri pjesë e grupeve talibane.

Beteja erdhi pak pas deklaratës së dhënë nga vet komandanti Muhammad, i cili tha se u ka ardhur fundi grupeve vëllavrasëse në vend.

Komandanti ishte pjesë e operacioneve qeveritare që kanë goditur qindra militantë nga operacioni i fundit.