Skip to content

Champions, Cristiano Ronaldo bën premtimin e madh për bardhezinjtë

Cristiano Ronaldo, 5 herë fitues i Champions League, mbërriti te Juventusi pikërisht për t’i dhënë skuadrës bardhezi këtë trofe.

Në sezonin e parë, kampioni portugez dështoi, por sot ka nisur aventura e radhës në arenën ndërkombëtare për kampionët e Italisë.

Shorti ka vendosur Juventusin në Grupin D, përballë Atletico Madrid, Bayer Leverkusen dhe Lokomotiv Moskë.

“Shorti është i vështirë, por çdo short është i vështirë, pasi nuk ka rivalë të lehtë.

Gjithsesi, unë kam besim te skuadra ime dhe mezi pres të nisë ky sezon i ri në Champions”, tha Ronaldo.

Duke folur për sezonin që sapo ka nisur, portugezi shton:

“Kampionati nisi mirë edhe pse ndeshjet e para janë gjithnjë të vështira. Kemi një trajner të ri, një sistem të ri loje. Fituam ndeshjen e parë dhe rritemi hap pas hapi. 

Champions? Ka shumë ekipe që mund ta fitojnë, por ju premtoj se këtë sezon do të bëjmë një paraqitje shumë të mirë”.