Skip to content

Ndodh në Birmingham: dhëndëri, te nusja me tank (video)

17836598 7407321 image m 53 1567090648285 e1567156052840

 

Në Birmingham, një dhëndër befasoi të gjithë kur u shfaq për të marrë nusen hipur mbi një tank.

Jaz Johngir, 25 vjeç, mbërriti te nusja me një tank që shoqërohej nga një kolonë automjetesh të shtrenjta, përfshirë Bentley, Lamborghini dhe Rolls Royce.

“Ishte si në një film. Rreth 250 njerëz ishin në kolonën pas tij. Ishte e jashtëzakonshme”, tha një nga të ftuarit, Mohammad Raza, për Birmingham Live.

“Nusja dhe familja e saj u befasuan shumë. Ajo nuk e kishte idenë se kjo do të ndodhte”, shtoi Mohammad.

Ardhja e tij gjithashtu befasoi të rinjtë.