Histori e rrallë suksesi. Blerta Hoti nga Kosova, dikur azilkërkuese në Suedi, sot është zgjedhur kryetarja e komunës së dytë më të madhe në Suedi, Göteborg.
Lajmin e ka bërë të ditur ministry i punëve të jashtme të Kosovës,
Behgjet Pacolli, i cili përmes rrjetit social Facebook, ka uruar atë për
marrjen e postit.
“Dikur azilkërkuese në Suedi, dhe sot e emëruar në një post drejtues
pikërisht në Suedi. Blerta Hoti merr timonin e komunës së dytë më të
madhe në Suedi, Göteborg. Urime Blerta!” ka shkruar Pacolli.
Blerta Hoti i bashkohet Arba Kokalarit, si njëra ndër shqiptaret që arriti sukses në Suedi.
Shumë shqiptarë të cilët emigruan në shtetet perëndimore kanë arritur suksese të mëdha. Nga muzika, arti politika e shkenca.
