Këtë vit me sa duket vapa nuk do të ikë me Gushtin.  Fundjava e fundit e muajit Gusht, por edhe fillimi i vjeshtës, do të jenë shumë të favorshme për të shijuar bregdetin.

Gjysma e parë e muajit Shtator do të ketë temperature tipike të
verës, termometri pritet të shënojë deri në 34 gradë Celsius, ndërsa
reshje shiu, por edhe breshër pritet të ketë në zonat malore.

Sipas meteorologes, ky vit do të mbyllet me vlera më të larta të temperaturave sesa mesatarja e viteve të kaluara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re